Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 14.6.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj.Brunilda Çarçiu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.6.2022 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj.Brunilda Çarçiu, inspektore pranë KLGJ-së.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Firdes Shuli relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.