Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 28.7.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Denisa Asko bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.7.2021, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Denisa Asko, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.