Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shtyjë seancën e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit znj. Elbana Lluri, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, pas një denoncimi publik të përcjellë nëpërmjet një media online, duke konsideruar të nevojshëm verifikimin e disa çështjeve gjyqësore të shqyrtuara nga subjekti i rivleresimit.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.