Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.1.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elina Kombi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.2.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elina Kombi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.