Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkelejda Millonai, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Enkelejda Millonai drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, z. Roland Ilia relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.