Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit seancës dëgjimore në datën 25.1.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Entela Shedula, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 27.1.2023.