Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Esmeralda Ndoci, bazuar në nenin “G”, të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2022, vendosi:
- Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për znj. Esmeralda Ndoci, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
- Ndalimin e emërimit si gjyqtare ose prokurore i çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.