Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Etleva Dedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Dedja, gjyqtare në Gjykatën  e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Genta Tafa Bungo, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe / ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.