Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Fatmira Hajdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.6.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.