Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 14.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fjoralba Prifti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Fjoralba Prifti, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.