Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 6.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Sinanaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.7.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Sinanaj, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë .
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Suela Zhegu relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.