Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 21.12.2022