Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 23.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Marsela Dervishi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 25.3.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsela Dervishi gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Firdes Shuli relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.