Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datë 16.3.2021 dhe 17.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rita Gjati bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 19.3.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rita Gjati, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Kukës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj.Genta Tafa Bungo relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.