Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Semiramis Hoxholli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.9.2021, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Semiramis Hoxholli, gjyqtare pranë Gjykates së Shkallës së parë Administrative Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.