Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2023, ora 17:30, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.
Pas votimit të fshehtë të antarëve të KPK-së, si dhe në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur me 10 vota pro, kandidati Roland Ilia.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 38, datë 20.7.2023.
Z. Roland Ilia, do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2023.