Subjekti: Z. Përparim Vukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Pamela Qirko , Xhensila Pine.
Vendimi Nr: 665
Data e vendimit: 25.5.2023 Subjekti i rivlerësimit :Znj. Elvana Çiçolli, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 25.7.2023.
Tiranë, më datë 26.7.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 25.5.2023 dhe në datë 5.7.2023 për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
  2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të referojë pranë organit kompetent, ILD, bazuar në nenin 103/ç mbi sjelljen e magjistratit jashtë ushtrimit të funksionit, të ligjit nr. 96/2016; për të vlerësuar nëse ka shkaqe për hetim disiplinor nga ana e këtij organi, lidhur me subjektin e rivlerësimit. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. 

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 7.7.2023

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 25.7.2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.
Subjekti: Z. Përparim Vukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Pamela Qirko , Xhensila Pine.
 
Subjekti: Z. Artur Ismajlukaj, prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Alma Faskaj , Etleda Çiftja , Suela Zhegu.
 
Subjekti: Z. Ndricim Troplini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari
 
Subjekti: Z. Enkild Gjini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Vendi: Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Xhensila Pine,  Olsi Komici, Firdes Shuli
 
Subjekti : Z.Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vendi :  Pallati i  Kongreseve, Kati 0 (zero), salla B, Tiranë​ Trupa Gjykuese: Alma Faskaj, Etleda Çiftja, Suela Zhegu
Vendimi Nr: 677
Data e vendimit: 19.6.2023 Subjekti i rivlerësimit : Znj. Engjëllushe Tahiri , gjyqtare në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Krujë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 20.7.2023.
Tiranë, më datë 21.7.2023.