Subjekti: Z. Dorian Tafilaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm, Fier.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu, Roland Ilia
Subjekti: Z. Valentin Preçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Firdes Shuli, Xhensila Pine
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit z. Valentin Preçi, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 27.12.2023, ora 9:45, nuk do të zhvillohet, pasi trupi gjykues ka vendosur të riçelë hetimin administrativ.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Dorian Tafilaj, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 27.12.2023, ora 10:00, për arsye objektive do të zhvillohet në po të njejtën datë, ora 13:00.
SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. JULJAN ÇAFKA
Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.12.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Andi Pogaçe, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Andi Pogaçe, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 19.12.2023