Subjekti: Z. Mustafa Turku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i Parë, Salla Ovale

Trupa Gjykuese:  Firdes Shuli, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Z. Mustafa Turku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 23 nentor 2023 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 17.10.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Teuta Rrudha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Teuta Rrudha, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Etleda Çiftja  anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 23.10.2023.

Subjekti: Znj. Anila Bebeci, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli, Olsi Komici

Subjekti: Znj. Teuta Rrudha, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese:  Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj

Vendimi Nr: 700
Data e vendimit: 19.9.2023
Subjekti i rivlerësimit: Z. Kujtim Vraniçi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 9.11.2023.
Tiranë, më datë 10.11.2023.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.10.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Durim Bedini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Durim Bedini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 20.10.2023.

Subjekti: Znj. Blerina Muço, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia


NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SEANCËS DËGJIMORE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. BLERINA MUÇO

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Blerina Muço, e planifikuar për t’u mbajtur në ...

Subjekti: Z. Durim Bedini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë

Trupa Gjykuese:  Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici