Tiranë, më datë 5.10.2023.
Subjekti: Z. Kujtim Vranici, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve), Kati i 0, Salla B, Tiranë
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Firdes Shuli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pasi:
· shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit për subjektin e rivlerësimit, z. Gjergji Tako;
· zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ;
· dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancat dëgjimore, përkatësisht në datat 27.4.2022 dhe 15.6.2022, në respektim të së drejtës për një proces të rregullt ligjor;
· njoftoi subjektin dhe shpalli vendimin e ndërmjetëm nr. 9, në datë 17.6.2022, për pezullimin nga detyra të z. Gjergji Tako, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
· administroi rezultatet e arritura nga subjekti gjatë programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës dhe, pasi i diskutoi ato në dhomë këshillimi, e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe, për rrjedhojë, procesin për rivlerësimin e subjektit Gjergji Tako.
Trupi gjykues, i përbërë nga z. Roland Ilia kryesues, znj. Etleda Çiftja relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare,
VENDOSI:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gjergji Tako, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datë 15.9.2023.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.9.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Adriatik Bocaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Bocaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 15.9.2023.
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), z. Roland Ilia, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Alfred Balla, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Takimi u zhvillua në kuadër të detyrës së re të zotit Roland Ilia si Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në fokus të këtij takimi ishte vijueshmëria e bashkëpunimit mes institucioneve në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira të vendosura prej vitesh, shkëmbyen mendimet e tyre në lidhje me punën e kryer deri tani, si dhe angazhimin dy palësh për të vijuar më tej punën.
Zoti Balla uroi kryetarin e KPK-së për detyrën e re në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, KPK i bashkohet nismës së dhurimit të gjakut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është bashkuar sërish fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut, duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ).
Si një akt solidariteti njerëzor, ditën e sotme anëtarët e Komisionit dhe stafi administrativ kanë dhuruar gjak për personat në nevojë.
Nisma e dhurimit të gjakut bëhet në mbështetje të fushatës së ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që kanë më shumë nevojë, sidomos fëmijëve talasemikë dhe njerëzve me patologji të ndryshme.
Dhurimi i gjakut u krye nën kujdesin e ekipit të mjekësor në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.






