Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.7.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Çlirim Sino, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.7.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Çlirim Sino prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator dhe z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.7.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Leonard Filopati, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.7.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Leonard Filopati me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z.Leonard Filopati me detyre prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Suela Zhegu
Subjekti: Z. Çlirim Sino, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo
Vendim Nr: 540
Data e vendimit: 10.6.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Enkela Vlora (Bajo), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendim Nr: 537
Data e vendimit: 2.6.2022
Subjekti i rivlerësimit: Z. Florian Bonjaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Lexo/Shkarko Mendimin e Pakicës
Vendim Nr: 536
Data e vendimit: 2.6.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Alma Bramo, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST BUXHET/FINANCË ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin vakante të specialistit të financë-buxhetit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.
b- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në profesion.
d- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidati duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidati duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 14 korrik 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST IT ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të IT-së në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
- Të ketë 2 vjet eksperiencë pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
- Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client.
- Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Preferohet të jetë I pajisur me CSP.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 14 korrik 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE ME AFAT 6 MUAJ DERI NË 12 MUAJ
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të Sekretarisë Gjyqësore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi.
b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c.Të kenë të paktën një vit përvojë pune në profesion.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 14 Korrik 2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.