Subjekti: Z.Leonard Filopati me detyre prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Suela Zhegu
Subjekti: Z. Çlirim Sino, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zhvilluan sot, më 1 korrik 2022, një takim me një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Takimi u zhvillua në kuadër të misionit faktmbledhës në Tiranë të dy bashkëraporterëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada, si edhe Z. Bas Klein, Zëvendesshef i Sekretariatit të Komisionit të Monitorimit të AP të KiE-së.
Tematika kryesore e takimit ishte reforma në sistemin e drejtësisë dhe procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), znj. Pamela Qirko bëri një rezyme të veprimtarisë 5-vjeçare të Komisionit, duke u ndalur te vështirësitë e hasura, si edhe sfidat me të cilat janë përballur anëtarët përgjatë procesit.
Znj. Qirko i garantoi përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së se Komisioni do të vijojë me përkushtim, paanshmëri dhe profesionalizëm angazhimin e tij për të përfunduar tërësisht procesin e rivlerësimit për të gjithë subjektet e listët deri ne fund te vitit 2024, duke kontribuar në përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së kanë inkurajuar anëtarët e Komisionit për të vijuar procesin e rivlerësimit, duke e cilësuar atë si një mision thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vendim Nr: 534
Data e vendimit: 23.5.2022
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elveta Stafa (Murra), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elsa Ulliri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elsa Ulliri, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Etleda Çiftja relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Halilaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Halilaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator dhe z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Sharra, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Sharra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Arben Sharra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës,
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo
Subjekti: Znj.Elsa Ulliri, Gjyqtare panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko,Roland Ilia, Etleda Çiftja