Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave publike në datën 15.11.2021, 19.1.2022 dhe në datë 16.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkelejda Kapedani i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2022, me shumicë votash vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkelejda Kapedani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Subjekti: Znj.Enkeleda Kapedani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla Ovale, Kati I.

Trupa Gjykuese: Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi

Subjekti: Znj. Esmeralda Ndoci, Prokurore pranë  Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla Ovale, Kati I.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pina, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. ANILA GURI

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. LUDOVIK DODAJ

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Subjekti: Znj. Esmeralda Ndoci, Prokurore pranë  Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla Ovale, Kati I.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pina, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi

Subjekti: Znj.Enkeleda Kapedani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla Ovale, Kati I.

Trupa Gjykuese: Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Marsida Frashri i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  13.5.2022, vendosi:

1. Pezullimin nga detyra të znj. Marsida Frashëri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

2. Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit, bazuar mbi të tre kriteret e rivlerësimit.

3. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe Shkollës së Magjistraturës brenda 30 ditëve nga shpallja, dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016;

Ky vendim është i paankimueshëm, bazuar në pikën 2 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Etien Kapo i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 13.5.2022, vendosi:

Konfirmimin  në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Etien Kapo, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sot, në datën 13.4.2022, njoftoi në seancë publike riçeljen e hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Emiljano Ruli.

Trupi gjykues informoi se, pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën publike dëgjimore të datës 11.4.2022, vlerësoi shpjegimet dhe provat e paraqitura prej tij në përgjigje të rezultateve të hetimit, si dhe kërkesën e tij për çeljen e hetimit administrativ edhe për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe kriterin e aftësive profesionale, kishte vendosur në dhomë këshillimi riçeljen e  hetimit administrativ për kriterin e pasurisë dhe përfshirjen në procesin e rivlerësimit edhe të dy kritereve të tjera, atë të vlerësimit të figurës, si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit