Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Eglanina Mikani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Eglantina Mikani, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Vendimi Nr: 566
Data e vendimit: 28.9.2022
Subjekti i rivlerësimit : Z. Edmond Shytko, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
 

 

Vendimi Nr: 560
Data e vendimit: 14.9.2022
Subjekti i rivlerësimit : Z. Julian Xhengo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 

 

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT ZNJ. HAJRIE MUÇMATA

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Subjekti: Znj. Eglantina Mikani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Pamela Qirko

Subjekti: Z. Edvan Veçani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.

Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj

Subjekti: Znj. Eglantina Mikani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Pamela Qirko

Vendimi Nr: 572
Data e vendimit: 14.10.2022
Subjekti i rivlerësimit : Z. Erjon Imeraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 9.11.2022.
Tiranë më datë 10.11.2022
 

 

Vendimi Nr: 571
Data e vendimit: 12.10.2022
Subjekti i rivlerësimit : Znj. Deniona Katro, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.11.2022
Tiranë më 14.11.2022.

 

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE KËSHILLTAR LIGJOR

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Këshilltarit Ligjor, me kategorinë e pagës: 80% e G3.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi  me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  2. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  3. Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi.
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftim dhe librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 7.11.2022 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: “Rruga e Kavajës”, ish-godina “Lidhja e Shkrimtarëve”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte, ora 8:30 – 17:00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al , që konfirmon marrjen e aplikimit përkatës.