Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj. Pamela Qirko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja”, organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Në aktivitetin e mbajtur në datat 21 dhe 22 tetor 2022 morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim, Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Znj. Christiane Hohmann, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Z. Vincenzo Del Monaco, kryetarë/gjyqtarë të gjykatave kushtetuese nga vende të tjera, drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë, magjistratë/ish-magjistratë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 20.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Luljeta Kole, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Luljeta Kole, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 21.10.2022.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enerjeta Shehaj (Deraj), bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enerjeta Shehaj (Deraj), gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 20.10.2022.
Subjekti: Znj. Luljeta Kole, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 17.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Ina Hoxhaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Ina Hoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 19.10.2022.
Subjekti: Znj. Ina Hoxhaj, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Suela Zhegu, Etleda Çiftja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 18.10.2022
Subjekti: Znj. Enerjeta Shehaj, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati O.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici,Firdes Shuli, Xhensila Pine

