Data e vendimit: 26.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Artan Hazbi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Lexo/ Shkarko Vendimin
Data e vendimit: 23.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ilir Përdeda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Lexo/ Shkarko Vendimin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 20.5.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Erjon Bani bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.5.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, z. Roland Ilia relator, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Etleda Çiftja,Roland Ilia
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR LIGJOR
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri
ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certfikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 6.6.2021 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Subjekti: Znj. Anila Galanxhi (Papa), prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Olsi Komici
Njoftim për shtyrje seance për subjektin e rivlerësimit Anila Galanxhi (Papa)
Data e vendimit: 22.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Besjana Garxenaj, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 21 maj 2021, ora 14:30, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.
Subjekti: Z. Desart Avdulaj,gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine
Data e vendimit: 22.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Rezarta Aliu (Paja), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.