Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 17.5.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Flojera Davidhi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2021, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Flojera Davidhi me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.
  1. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë pranë organit kompetent për inspektim nëse evidentohen shkaqe që përbëjnë shkelje disiplinore çështjen me numër regjistri themeltar 170/1255,  përfunduar me vendimin nr. 373, datë 1.4.2019.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko,  znj. Etleda Çiftja relatore, z. Roland Ilia  anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datë 30.4.2021, 6.5.2021 dhe 7.5.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Avni Kraja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.5.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra  të subjektit të rivlerësimit, z. Avni Kraja, me detyrë prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj,  znj. Alma Faskaj relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vendim Nr: 366
Data e vendimit: 15.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Tasim Puci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Vendim Nr: 359
Data e vendimit: 23.3.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Arens Çela, prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 2.6.2021
   Tiranë më 3.6.2021
Vendim Nr: 383
Data e vendimit: 11.5.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Durim Kadiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 3.6.2021
Tiranë më 4.6.2021​​

Subjekti: Znj. Migena Laska, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi

Subjekti: Z. Avni Kraja, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Alma Faskaj

Subjekti: Znj. Flojera Davidhi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Çiftja

Subjekti: Znj. Flojera Davidhi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Çiftja

Vendim Nr: 367
Data e vendimit: 16.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Bledar Maksuti, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë.