Subjekti: Znj. Gentiana Xhelili, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Roland Ilia, Etleda Çiftja
Subjekti:Z.. Bledar Maksuti, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo)
Data e vendimit: 14.4.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Gramoz Levanaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 13.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Tasim Puçi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.4.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tasim Puçi prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot, në datën 15.4.2021, seancën publike për subjektin e rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu. Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore, trupi gjykues u njoh me kërkesën e subjektit të rivlerësimit mbi një gabim material të konstatuar prej tij në analizën financiare të përgatitur nga Komisioni dhe kërkesën e tij për riçelje të hetimit, në vijim të së cilës u tërhoq në dhomë këshillimi për të diskutuar këtë kërkesë të z. Ramazan Avdiu.
Trupi gjykues, pasi u njoh me kërkesën e subjektit të rivlerësimit dhe pretendimet e tij, ka pranuar kërkesën e subjektit për rishikimin e analizës financiare, duke reflektuar gabimin material të kryer në hedhjen e kursimeve cash të deklaruara për vitin 2003, si dhe ka refuzuar kërkesën e tij për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, deri në këtë fazë të hetimit administrativ.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të njoftojë përsëri lidhur me vijimin e seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu.
Subjekti: Z. Kol Hysenaj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Pamela Qirko, Olsi Komici, Firdes Shuli
Subjekti: Z. Ramazan Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari
Subjekti: Z. Tasim Puçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot, në datën 14.4.2021, seancën publike për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Balla. Gjatë verifikimit të prezencës u konstatua se subjekti i rivlerësimit nuk ishte prezent, por ishte prezent përfaqësuesi i saj ligjor, i cili kërkoi shtyrjen e seancës për një datë tjetër për të pasur kohë për t’u njohur me materialet e dosjes së rivlerësimit.
Trupi gjykues, pasi u njoh me kërkesën e përfaqësuesit ligjor, megjithëse ka konstatuar shtyrje të përsëritura të procesit nga subjekti i rivlerësimit, vendosi të pranojë kërkesën për t’i dhënë kohë edhe përfaqësuesit ligjor të njihet me dosjen, duke shtyrë seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Balla, në datën 23.4.2021, ora 12:00, në të njëjtën sallë, në Pallatin e Koncerteve.
Subjekti: Znj.Dhurata Balla,Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici,Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine