Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 23.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Marsela Dervishi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 25.3.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsela Dervishi gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Fier.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Firdes Shuli relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 23.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Bari Shyti bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 25.3.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Bari Shyti, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Znj. Enkelejda Metaliaj (Softa), gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Etleda Çiftja, Pamela Qirko

Vendim Nr: 350
Data e vendimit: 23.02.2021
Subjekti i rivlerësimit:Znj. Mariana Shegani (Dedi), me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Subjekti: Z. Bari Shyti, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, Firdes Shuli

Subjekti: Znj. Marsela Dervishi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Fier.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Firdes Shuli

Subjekti: Znj. Elisabeta Imeraj, prokurore/drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit GjyqësorTiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Olsi Komici, Roland Ilia

Vendim Nr: 307
Data e vendimit: 12.10.2020
Subjekti i rivlerësimit:Znj. Etleva Temo, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 2.3.2021 dhe 19.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Arenc Çela bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.3.2021, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Arenc Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Në bazë të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë pranë organit kompetent, tre çështje për inspektim dhe konstatimin e shkeljeve të mundshme.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.