Data e vendimit: 17.12.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin z. Genci Qana, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përcaktuar në datën 12 mars 2021, ora 10:00, nuk do të zhvillohet, pasi Komisioni konsideron të nevojshëm verifikimin e një çështjeje të referuar në një denoncim nga një emision investigativ.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit
Subjekti: Z. Genc Qana, Prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Etleda Çiftja; Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine
Data e vendimit: 15.2.2021
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Alma Ahmeti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE (I PËRKOHSHËM)
Komsioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 1 vend vakant për pozicionin Specialist i Sekretarisë Gjyqësore me kontratë të përkohshme (me kohë të plotë dhe me afat jo më pak se 6 muaj dhe jo më shumë se një vit).
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit të Sekretarisë Gjyqësore me kontratë të përkohshme (me kohë të plotë dhe me afat jo më pak se 6 muaj dhe jo më shumë se një vit), në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: III-b.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi.
b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c.Të kenë të paktën një vit përvojë pune në profesion.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 17 mars 2021 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Data e vendimit: 13.1.2021
Subjekti i rivlerësimit: Z. Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 3.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Ledina Riza bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2021, vendosi :
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Ledina Riza, prokuror pranë Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, z. Lulzim Hamitaj relator, znj.Etleda Çifja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Znj. Dhurata Bilo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu
Njoftim për shtyrjen e seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Znj. Dhurata Bilo
Subjekti: Znj. Ledina Riza, prokuror pranë Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Bilo, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 5 mars 2021, ora 10:00, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi në datën 4.3.2021, subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.