Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Shkëlqim Mustafa,me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, e përcaktuar të zhvillohej  në datë 07.12.2020, ora 13:00, për arsye objektive të Komisionit do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

​ 

 

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ALEKSANDËR MUSKAJ

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 17.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Kujtim Luli bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.12.2020, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kujtim Luli, prokuror në Prokurorinë  e Përgjithshme.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine  anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË  PUBLIKE PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT Z. ARJANA LIÇO

Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Lexo/Shkarko

 

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në zbatim të nenit 3, pika 7, germa “b” e rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më 2 dhjetor 2020, Komisioni shpërndau me short dhe ka nisur procedurën e rivlerësimit për subjektin Sokol Pina/kandidat për gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

 

Subjekti: Z. Kujtim Luli, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi

Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Bilbil Mete, parashikuar për t’u mbajtur në datën 2.12.2020, ora 14:00, nuk do të zhvillohet, pasi subjekti nuk dëshiron të dëgjohet në seancë dëgjimore.

 

Vendimi Nr: 296
Data e vendimit: 16.09.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Alket Mersini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi Nr: 318
Data e vendimit: 26.11.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Fran Prendi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 14.12.2020.
Tiranë më 15.12.2020
Vendimi Nr: 299
Data e vendimit: 17.09.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fjoralba Prifti, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.