Data e vendimit: 05.10.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Silvana Pani, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.
Data e vendimit: 29.07.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Altina Nasufi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Data e vendimit: 10.09.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Artur Gaxha, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.
Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.
Data e vendimit: 04.08.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Data e vendimit: 27.10.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Enkeleda Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Data e vendimit: 19.10.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 19.10.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Qosja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.10.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Qosja, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Z. Arben Qosja, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Genta (Tafa) Bungo, Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj
RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION KËSHILLTAR EKONOMIK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Këshilltar Ekonomik në këtë institucion
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit Ekonomik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi, me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundëravajtjeje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 04.11.2020 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.