Këshilltar Ligjor
Z. Parid Sinella është diplomuar në vitin 2002 me titullin “Jurist” në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2004 ka fituar licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Karriera e tij profesionale ka nisur në pozicionin e specialistit, fillimisht, në Bashkinë e Kavajës, më pas në zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kavajë. Në periudhën 2008 – 2013, z. Parid Sinella ishte pjesë e stafit të Bashkisë Tiranë me detyrë specialist jurist. Pas këtyre eksperiencave në pushtetin vendor, ka vijuar të ushtrojë detyrën e specialistit edhe në institucione të tjera në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit dhe, më pas, në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore si përgjegjës sektori. Z. Parid Sinella është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane