Këshilltare Ekonomike

Diplomohet në vitin 2009 në degën “Administrim biznesi”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 mer diplomën master i shkencave në “Administrim publik”. Znj. Pranvera Myrselaj zotëron dëshminë profesionale “Audit i brendshëm”. Karriera e saj ka nisur në vitin 2008 në kompani të ndryshme private si financiere, menaxhere zyre apo edhe në detyrën e audituesit të brendshëm. Pas këtyre përvojave znj. Pranvera Myrselaj ka mbajtur postin e këshilltares ekonomike në organizata të huaja financiare, si dhe ka shërbyer si financiere në programin italo-shqiptar të konvertimit të borxhit (IADSA).
Znj. Myrselaj është njohëse e mirë dy gjuhëve të huaja, anglisht dhe italisht.