Renato Marku

Këshilltar ligjor

Z. Renato Marku është diplomuar si jurist në vitin 2007, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Ka kryer kursin njëmujor pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”. Në vitin 2011 ka mbrojtur titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, profesion të cilin e ka ushtruar për periudhën 2012 – 2018. Z. Marku është certifikuar, gjithashtu, si auditues i brendshëm në sektorin publik nga Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit, Ministria e Financave. Z. Renato Marku ka eksperiencë në administratën publike, pasi ka ushtruar detyrën e përgjegjësit në  sektorin juridik në  Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Detyrën si jurist z. Marku e ka ushtruar edhe në dy institucione të tjera publike: në Qendrën Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve dhe në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë.  Z. Renato Marku është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane