Roland Ilia
Kryetar/Komisioner
Diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës. Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Nga viti 2001 deri në 2002 ka kryer studimet master në Universitetin e Kolnit në Gjermani dhe ka marrë titullin “Magister Legum” ( LLM). Pedagogu Roland Ilia ka kryer kërkime shkencore në disa universitete prestigjioze të Europës, si në Koln, Firence dhe në Universitetin e Grazit në Austri, në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative, si dhe në të drejtën ndërkombëtare private. Më tej, gjatë karrierës së tij, z. Ilia ka zhvilluar vizita studimore në firma avokatie dhe në institucionet e Bashkimit Europian. Po ashtu, ai ka një eksperiencë të gjatë si lektor, që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitete të tjera jopublike. Nga viti 2004 deri në 2007, z. Ilia ka shërbyer si ekspert i projekteve rajonale në organizatën gjermane “GTZ”. Komisioneri Ilia është njohës shumë i mirë gjuhëve të huaja anglisht, italisht dhe gjermanisht.Para se të emërohej nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në qershor 2017, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, z. Ilia mbante detyrën e zv.dekanit dhe shefit të departamentit të së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Në korrik të vitit 2023, Z. Roland Ilia mori detyrën e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, detyrë kjo të cilën do ta ushtrojë deri në 31 dhjetor 2024.