Këshilltare Ligjore

Znj. Rovena Veizaj është diplomuar në vitin 2001 si juriste, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2010 ka mbrojtur diplomën “master” për Marrëdhënie Ndërkombëtare në “Albania University”. Karriera e saj ka nisur në vitin 2002 si specialiste në Drejtorinë e Tatim Taksave Fier, duke punuar më pas si përgjegjëse e sektorit për prokurimet publike në Bashkinë Fier. Nga viti 2016 deri në vitin 2019 znj. Rovena Veizaj ka ushtruar detyra drejtuese në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. E specializuar nga Departamenti i Administratës Publike mbi prokurimet, znj. Rovena Veizaj ka ndjekur për llogari të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural disa procese gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit. Znj. Rovena Veizaj gëzon licencën e avokatit, audituesit të brendshëm, si dhe të ndërmjetësuesit, tituj të cilët i ka ushtruar në periudha të ndryshme kohore. Ajo është certifikuar si asistent noter, Oficer Parregullsie dhe Parandalues i Mashtrimeve.
Znj. Rovena Veizaj është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.