Misioni
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin nr.82/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregulloren e veprimtarisë së KPK-së, si dhe në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar.
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve:
Lexo më Shumë
- vlerësimi i pasurisë;
- kontrolli i figurës;
- vlerësimi i aftësive profesionale.
Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efektivitetit.
Bazuar në ligjin nr. 84/2016, veprimtaria e Komisionit drejtohet nga Kryetari. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short.
Misioni i KPK-së është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit për të garantuar transparencën e procesit të rivlerësimit dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.
Selia e Komisionit është në Tiranë, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.