Këshilltare Ekonomike

Diplomohet në vitin 2005 për “Financë – kontabilitet”, në Fakultetin Ekonomik, Tiranë. Znj. Rudina Sena zotëron dëshminë profesionale “Kontabilist i miratuar”, si dhe ka kryer ciklin e plotë të studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë, duke fituar diplomën master profesional në Të Drejtë Civile. Karriera e saj profesionale ka nisur në vitin 2006 si financiere pranë një kompanie private transporti ndërkombëtar mallrash. Në këtë kompani, në të cilën ka punuar deri në fund të vitit 2018, ajo është ngarkuar të mbajë marrëdhëniet jo vetëm me institucione tatimore e doganore, por edhe me organizmat e huaj në funksion të detyrës së saj.
Znj. Sena është njohëse e mirë gjuhës angleze dhe italiane.