Këshilltar Ekonomik

Diplomohet për “Financë-Kontabilitet” në 1995, në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë. Gjatë karrierës së tij profesionale ka ushtruar funksione të ndryshme në administratën publike, por edhe në sektorin privat. Në vitet 1997-2000 ka ushtruar funksionin e inspektorit të kontrollit pranë degës së Tatim-Taksave në Tiranë. Ka punuar si financier e kontabilist në disa kompani private. Gjatë periudhës 2005-2010 ka ushtruar funksionet e audituesit pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe më pas, deri në vitin 2016, ka punuar si konsulent financiar dhe si ekspert i jashtëm pranë Ministrisë së Financave dhe Ambasadës së Holandës. Ka kryer trajnime dhe është i kualifikuar në fushën e menaxhimit financiar, kontrollit dhe inspektimit.
Zotëron gjuhën franceze, angleze dhe italiane.