SHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE SPECIALIST I SEKRETARISË GJYQËSORE (I PËRKOHSHËM) DHE NJË POZICION ARKIVIST (I PËRKOHSHËM)
Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit:
- Shpall 2 (dy) vende vakant për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore”, me kontratë të përkohshme, në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”;
- Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Arkivist”, me kontratë të përkohshme, në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”;
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “SPECIALIST SEKRETARIE GJYQËSORE”, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME:
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “ARKIVIST” ME KONTRATË TË PËRKOHSHME”:
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë.
- Të ketë të paktën 1 vit1 eksperience pune në profesion.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
- Marrëdhënia e punës me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” dhe në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”.
- Kategoria e pagës për pozicionin e “Specialist Sekretarie Gjyqësore”, është “Kategoria IV-a”, për pozicionin “Arkivist”, me kontratë të përkohshme është Klasa VII, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 717, datë 23.06.2009, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, i ndryshuar.
- Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
- Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
- Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 26 mars 2021 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.