SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION SHOFER/KORRIER

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin shofer/korrier në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: klasa VI.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme.
  • Të ketë një figure të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë leje drejtimi të paktën të klasës C.
  • Të ketë vjetërsi pune mbi 5 vjet në institucione shtetërore ose private.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidati duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit dhe adresen postare;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • Fotokopje e diplomës së shkollës së mesme;
  • Fotokopje e librezës së punës;
  • Fotokopje e lejes së drejtimit të automjetit:
  • Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 10 shtator 2021 pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00.