Këshilltare Ekonomike
Diplomohet në degën “Financier – kontabilist” në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Në vitin 2011 përfundon ciklin e dytë të studimeve master shkencor në financë dhe kontabilitet. Znj. Bejtja ka fituar dëshminë profesionale “Kontabilist i miratuar”. Pas diplomimit është emëruar si pedagoge e jashtme në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, duke dhënë kontributin e saj në mësimdhënie për dymbëdhjetë vjet rresht. Aftësitë e saj profesionale i ka zhvilluar edhe në sektorin privat, ku ka ushtruar profesionin e ekonomistes. Znj. Bejtja ka kryer trajnime në fushën e biznesit nga disa organizma ndërkombëtarë.
Znj. Bejtja është njohëse gjuhëve angleze, italiane, gjermane dhe spanjolle