Këshilltare ligjore
Znj. Tushka Duriçi është diplomuar në vitin 2011 në Fakultetin Juridik në Universitetin “Albanian University”, Tiranë. Në po këtë universitet në vitin 2013 ka mbrojtur diplomën master profesional në “E drejtë private” . Znj. Duriçi ka fituar poashtu titullin “Avokate” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Karriera e saj profesionale ka nisur si asistent avokate, pranë një zyre avokatie. Në vitin 2012, znj. Duriçi ka ushtruar pozicionin e juristes në një nga bankat e nivelit të dytë në vend. Pjesë e eksperiencës së saj profesionale janë edhe trajnimet, si dhe pjesmarrja e saj në konferenca të ndryshme. Znj. Tushka Duriçi është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.