Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit Ornela Naqellari me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, datë 21.03.2019 ora 9:30 në të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve, Tiranë.

Vendimi Nr: 106
Data e vendimit: 13.02.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Ana Golloshi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Vendimi Nr: 100
Data e vendimit: 14.01.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Alfred Gjoni, gjyqtar pranё Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Vendimi Nr: 107
Data e vendimit: 14.02.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Artan Bajrami, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, më datë 04.03.2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Marsida Xhaferrllari, rezultoi se:

  1. Shumica e anëtarëve të panelit arritën në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e gjyqtarit.
  2. Trupi gjykues vërtetoi faktin se, subjekti i rivlerësimit, nuk i është nënshtruar testimit pranë Shkollës së Magjistraturës siç parashikohet në pikën 2 dhe 4 të nenit 42, të ligjit nr. 84/2016, për subjektet e rivlerësimit që nuk e kanë statusin e magjistratit.
  3. Duke qënë se ligji për rivlerësimin kalimtar, detyron Komisionin që në vlerësimin e aftësive profesionale, të marrë në konsideratë rezultatet e testimit pranë Shkollës së Magjistraturës, trupi gjykues, gjendet në pamundësi të realizojë rivlerësimin kalimtar të subjektit të rivlerësimit.

Për sa më lart bazuar në pikën 6 të nenit 55, në pikën 6 të nenit 4 të ligjit nr. 84/2016, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, sot më datë 11.03.2019, me shumicë votash vendosi:

Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Marsida Xhaferrlari, me detyrë Kryeinspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Roland Ilia relator, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Znj. Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine, Suela Zhegu.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Seci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.03.2019 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Dritan Seci, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, z. Olsi Komici relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Arqile Koça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.03.2019 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Firdes Shuli relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z. Dritan Seci, gjyqtar/ kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr. 2, datë 19.7.2017, si dhe të pikës 7 nenit të 6 të Rregulores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në mmbledhje e datës 08.03.2019 vendosi…

Lexo