Data e vendimit: 08.01.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Alltun Çela, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 06.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Eriol Roshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 07.02.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Eriol Roshi, kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në mbështetje të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit.nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit , miratuar me vendimin nr.2, datë 19.7.07 përmes procesit të përzgjedhjes me short, në mbledhjen e datës 06.02.2019, Komisioni vendosi …
LexoSubjekti: Z. Eriol Roshi, kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupi gjykues: Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Donika Prela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.01.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Data e vendimit: 21.12.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Agron Vavla, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Data e vendimit: 20.12.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00.
Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!
Data e vendimit: 14.01.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Alma Muça, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Data e vendimit: 26.11.2018
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fiona Papjorgji, me detyrë këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.
Tiranë më 13.02.2019