Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Arben Nela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.07.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Nela, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Xhensila Pine, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti: Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Roland Ilia, Etleda Ciftja, Firdes Shuli
Subjekti: Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Firdes Shuli, Roland Ilia, Genta Tafa (Bungo)
Subjekti: Xhezair Zaganjori, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Olsi Komici, Roland Ilia, Pamela Qirko
Subjekti: Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurisë së Përgjithshme.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Trupi gjykues: Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj
Data e vendimit: 20.06.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Gentian Trenova, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator, z.Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Antoneta Sevdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Antoneta Sevdari,prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
SHPALLJE E NJOFTIMIT PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJES NË SEANCË PUBLIKE Znj.Mirela Fana
Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:
Data e vendimit: 21.06.2018
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ilir Toska, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë