Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Antoneta Sevdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Antoneta Sevdari,prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.