Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datë 5.3.2020 ora 10:30, do të zhvillohet në datë 9.3.2020, ora 14:15, në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.
Komisioni vendosi ta shtyjë këtë seancë, pasi subjekti i rivlerësimit z. Aliaj, ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 2.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Andi Civici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përcaktuar në datë 6.3.2020, ora 9:00, për arsye objektive nuk do të zhvillohet.
Seanca e shpalljes së vendimit do të mbahet në datë 18.3.2020, në orën 9:30, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.
Data e vendimit: 10.12.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Fatri Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Subjekti: Z. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, z. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, përcaktuar në datë 4.3.2020 ora 10:00, për arsye objektive do të zhvillohet orën 9:00, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.
Subjekti: Znj. Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Olsi Komici, Xhensila Pine
Subjekti: Z. Skënder Haluci, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia
Subjekti: Z. Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatë së Posaçme së Shkallë së Parë Për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Bib Ndreca, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur sot, në orën 15:00, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet.
Seanca e rradhës do të mbahet në datën 12.3.2020, ora 15:00, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.