Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Bernina Kondi, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur sot, në orën 14:00, do të zhvillohet në datën 18.3.2020, ora 10:00. Komisioni vendosi ta shtyjë këtë seancë, pasi subjekti i rivlerësimit znj. Kondi, ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Seanca e datës 18.3.2020 do të mbahet në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.

 

 

 

Vendimi Nr: 218
Data e vendimit: 10.12.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 18.03.2020.
   Tiranë më 19.03.2020

Subjekti: Znj.Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi,Olsi Komici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Z. Skënder Haluci, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë, përcaktuar për sot ora 16:00, për arsye objektive nuk do të zhvillohet.

Seanca e radhës do të mbahet në datë 3.3.2020 ora 11:30, në po të njëjtën sallë në  Pallatin e Kongreseve.

 

 

 

Subjekti: Z. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Roland Ilia, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Subjekti: Z. Skënder Haluci, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Asim Vokshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 28.2.2020, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen me nr. Akti 3728, nr. Vendimi 10639, nr. 3728 Regjistri Themeltar, datë 23.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë organit kompetent për inspektim, nëse evidentohen shkaqe për t’u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik të tij.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Etleda Çiftja relatore dhe  znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​

 

 

Subjekti: Z. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja

Vendimi Nr: 234
Data e vendimit: 04.02.2020
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Miliana Muça, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
   Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.03.2020.
   Tiranë më 17.03.2020
Vendimi Nr: 229
Data e vendimit: 28.01.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Dritan Banushi, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër